Transporti i gjelbër në Tiranë, ambasadori i BE: Projekt i rëndësishëm për kryeqytetin, shembull i qartë se Europa është këtu

schedule10:47 - 6 Mars, 2024

schedule 10:47 - 6 Mars, 2024

Ambasadori i BE Silvio Gonzato ka marrë pjesë në eventin e lancimit të projektit për Linjën e Shpejtë të Autobusëve.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se ky është një projekt i rëndësishëm për Tiranën, pasi do të ndihmojë kryeqytetin në sfidat me trafikun.

“BE është krenare që bashkon forcat me Gjermaninë dhe Bashkinë e Tiranës për të ndërtuar këtë rrjet të transportit me autobusë elektrikë me zero emëtime. Kryeqyteti është kthyer në viktimë të suksesit të vet, por edhe një gur i rëndësishëm për përpjekjet tona të përbashkëta. Këtu vijnë shumë të huaj por edhe qytetarë të Shqipoërisë.

Ky projekt do ta ndihmojë Tiranën në sfidat me trafikun dhe do të kontribuojë në jetën e qytetarëve. Në tre akse kryesore do të kemi autobusë të shpejtë elektrikë. Do të ulen edhe emëtimet që shkaktojnë dëme në shëndet. Kjo flotë me emëtime zero do ta ndihmojë Shqipërinë. Transporti urban është edhe vena kryesore e qyteteve tona. 32 mln euro në grante po ofron BE për këtë projekt. Ky është kontributi i drejtpërdrejtë që ne po i japim Bashkisë së Tiranës. Dhe ky është një shembull i qartë për të treguar që Europa është këtu”, ka thënë ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!