Transporti i gjelbër/ Drafti, lehtësi fiskale për prodhuesit e biokarburantëve

schedule14:12 - 27 Gusht, 2024

schedule 14:12 - 27 Gusht, 2024

Përdorimi i biokarburanteve  do të jetë një sfidë e qeverisë në vitet e ardhshme. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hedhur për konsultim një draftligj në bazë të cilit parashikohet të nxitet transporti i gjelbër dhe reduktim i emetimeve të gazeve serrë. Në projektligj janë përcaktuar nivele të përdorimit të biokarburanteve të cilat  do të rriten gradualisht deri në arritjen e objektivit të përcaktuar nga Bashkimi europian. Sasia minimale vjetore në treg e biokarburanteve dhe e lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport, duhet të jetë jo më pak se 1 për qind të sasisë të konsumi perfundimtar te lendeve djegese në sektorin e transportit në vitin 2025. Më pas  nga viti 2026 deri në vitin 2030 kjo sasi do të rritet gradualisht me 1% te vit me synim qe ne vitin 2030 te jete jo me pak se 7%. Për të nxitur  përdorimin dhe prodhimin  e biokarburanteve qeveria parashikon lehtësi fiskle  për prodhuesit. Të gjitha subjektet do të përfitojnë

Lehtësitë dhe përjashtime nga tatimet dhe taksat ne lidhje me sasitë e biokarburanteve te pastra 100 %.

Qëllimi i ligjit është të krijohen politika te tilla nxitëse për prodhimin e biokarburanteve apo tregtinë e tyre  në Shqipëri me origjine te ndryshme për të garantuar mbrojtjen e mjedisin nëpërmjet respektimit të kritereve të qëndrueshmërisë dhe reduktimit të emetimeve të gazeve serrë.

Nisma ka për qëllim  përmbushjen e angazhimeve për uljen e nivelit të emisioneve të   gazeve që vijnë nga konsumi i hidrokarbureve në këtë sektor. Për Shqipërinë, transporti është kontribuesi më i madh i CO2 dhe në përmasat e vendit, ndikon në ndryshimet klimatike.

Referuar bilancit Energjetike te vitit 2021 konsumi i lendeve djegese nga sektori i transportit ishte rreth 640 mijë TON.

Zbatimi i nje skeme graduale e përdorimit të biokarburanteve duke filluar nga 1% per vitin 2025 duke arritur në 7% deri ne vitin 2030 do te kerkonte perjashtimin nga sistemi tatimor i një sasie karburantesh nga 6.4 mije tone ne vitin 2025 ne 44 mije tone ne vitin 2030./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!