Transport i gjelbër në Tiranë/ Projekti me vlerë 110 milionë euro gati në 2029, tre linja autobusësh të shpejtë

schedule15:19 - 7 Maj, 2024

schedule 15:19 - 7 Maj, 2024

Transporti publik  gjelbër  në kryeqytet pritet të jetë gati në fund të vitit 2029. Komisioni i Veprimtarive miratoi marrëveshjen  me KFW për financimin e këtij projekti në vlerën e 50 milion eurove.

Zv/kryetarja e bashkisë së Tiranës Jonida Halili  theksoi se përdorimi i   autobusëve elektrikë do të ulë ndjeshëm kohën e  pritjes së qytetarëve në stacione. Projekti parashikon zbatimin e një sistemi tranziti të shpejtë duke përdorur autobusë elektrikë në tre linja transporti në Tiranë Unaza, Tirana e Re dhe Kombinat-Kinostudio

Përfundimi i këtij projekti parashikohet të ulë ndjeshëm ndotjen në mjedis si dhe reduktimin e  emetimeve të CO2.

Fondi total për financimin e këtij projekti është  110 milion euro. Qeveria gjermane do të mbështesë projektin në vlerën e 50 milionë eurove, një grant prej 31.2 milionë eurosh është  akorduar nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor ndërsa Bashkia e Tiranës do të investojë  29.17 milionë Euro.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!