Transplanti i veshkës sipas mjekëve është trajtimi më efikas për pacientët që vuajnë nga sëmundjet kronike renale. Mjekët e Spitalit Amerikan në Tiranë kanë kryer një ndërhyrje të sukeseshme tek një 8-vjeçar.
Transplanti i veshkës sipas mjekëve është trajtimi me efikas për pacientët që vuajnë nga sëmundjet kronike renale. Mjekët e Spitalit Amerikan në Tiranë kanë kryer një ndërhyrje të sukesesshme te një tetë vjeçar.
Ndonëse është tetë vjeç Manueli nuk e ka ndjekur asnjë ditë shkollën. Që tre muajsh ai është diagnostikuar me një veshkë, e cila i shfaqte probleme.
Mjekimet nuk po i jepnin rezultat dhe dy vite më parë nisi t’i nënshtrohej hemodializës. Megjithëkëtë gjendja e tetë vjeçarit nuk u përmirësua. Në këto kushte mjekët i rekomanduan kryerjen e transpalantit të veshkës. Organin ja dhuroi i ati. Ndërsa ndërhyrja u realizua në Spitalin Amerikan 2 në Tiranë. Mjekët tregojnë se transplanti rezultoi një sukses, ndërkohë e ëma vëren ndryshimin e të birit 1 javë pas ndërhyrjes.
Në Spitalin Amerikan në Tiranë transplanti i veshkës kryhet prej 12 vitesh, por Manueli ishte një rast i veçantë.
Transplanti i veshkës sipas mjekëve është trajtimi më efikas për pacientët që vuajnë nga sëmundjet kronike renale.
Në Spitalin Amerikan në Tiranë transplanti i veshkës ofrohet falas për pacientin. Ai është pjesë e paketave shëndetësore që finanohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. /abcnews.al