Transnistria: Ukrainasit tentuan të vrasin liderin tonë

schedule13:09 - 9 Mars, 2023

schedule 13:09 - 9 Mars, 2023

Rajoni separatist Transnistrisë i shkëputur nga Moldavia ka akuzuar Ukrainën për atentat ndaj kreut të saj.

“Atentati, sipas direktivave të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, ishte përgatitur kundër një numri zyrtarësh”, tha në një njoftim Ministria e Sigurisë Shtetërore të rajonit separatist.

Në njoftim theksohet se të dyshuarit për sulmin e pretenduar janë arrestuar dhe ka nisur një hetim mbi çështjen. Prokurori i Transnistrisë, Anatoliy Guretskiy, pohoi se sulmi i pretenduar kishte për qëllim vrasjen e kreut të Transnistrisë.

“Vendi ku supozohej të ndodh sulmi tregon se llogaritja ishte fillimisht për eliminuar personat e parë të shtetit.

Përveç kësaj, jo më pak, llogaritja ishte për një numër të madh viktimash”, pohoi Guretskiy.

Zyrtarët ukrainasë dhe moldavë nuk kanë komentuar ende mbi pretendimet. Transnistria është një rajon i shkëputur, i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Moldavisë, por aktualisht kontrollohet nga separatistët pro-rusë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!