Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Transformimi i Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë/ Rama: Qendra, pjesë e reformës së deinstitucionalizimit dhe pikë referimi

schedule13:53 - 20 Gusht, 2025

schedule 13:53 - 20 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur transformimin e Shtëpisë së Fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë, në një Qendër të Shërbimeve të Integruara për komunitetin, si pjesë e reformës së De-Institucionalizimit.

Qendra e re do të ofrojë një model modern të përkujdesjes sociale, duke shërbyer si pikë referimi për kujdesin rezidencial dhe ditor për fëmijët; përgatitjen për jetesë të pavarur; zhvillimin e aftësive në një mjedis gjithëpërfshirës. Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi më human dhe efikas të përkujdesjes sociale, duke vendosur në qendër nevojat dhe mirëqenien e fëmijëve dhe komunitetit në tërësi. / abcnews.al /

 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!