Transformimi i SHÇBA, Alibeaj te “Ligjet”: Të vijë të raportojë këtu Gledis Nano

schedule11:23 - 21 Tetor, 2021

schedule 11:23 - 21 Tetor, 2021

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka prezantuar sot në Komisionin e Ligjeve projektligjin për transformimin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), strukturë e cila heton Policinë e Shtetit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkoi që në komision të thirret në seancë dëgjimore kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Gjithashtu, ai vuri theksin te domosdoshmëria e një mbledhje të përbashkët të Komisionit të Ligjeve me atë të Sigurisë.

Lexo edhe: Çuçi prezanton projektligjin e transformimit të SHÇBA: Do të hetohen shkeljet e rënda

“Shumë mirë që krijohet klimë, por kjo nuk do të thotë se ai konsultim i bërë jashtë kësaj salle të mos replikohet këtu. Ne jemi të gatshëm, ju thatë që është ndërprerë në legjislaturën e kaluar. Pse jo të mos kenë të drejtë të jenë prezentë. Marrëdhënia është Kuvend-qeveri dhe drejtues të lartë të administratës, një prej të cilëve është edhe drejtori i policisë. Të vinë dhe të japin detajet këtu. Roli dhe pozicionet politikë janë të përcaktuara. Nuk kemi asnjë lloj diskutimi. Duhet ti dëgjojmë është se në këtë projektligj ka standarde delikate që do të duhet të jemi në maksimumin për të vendosur duke pranuar dialektikën. Kërkesa tjetër që ne bëmë është mirë që ta pranojmë në një mbledhje të përbashkët në frymën e konsultimit. Është e thjeshtë, ekonomizon kohë, jep mundësi publikut të njihet,” tha Alibeaj. g.v/abcnews.al