Transformimi i jashtëzakonshëm i Camavinga te Real Madridi

schedule21:17 - 15 Prill, 2023

schedule 21:17 - 15 Prill, 2023

Eduardo Camavinga është konsideruar si një nga lojtarët më premtues që kur tërhoqi vëmendjen te Rennes në moshën 16-vjeçare përpara se të bashkohej me Real Madridin në 2021. Që kur u transferua në kryeqytetin spanjoll, Camavinga ka kaluar një transformim të madh.

Forma fizike e futbollistit ngriti disa dyshime, por këtë sezon Camavinga ka ndryshuar në mënyrë dramatike.

20-vjeçari francez është tani në sezonin e tij të dytë në Real Madrid dhe ka bërë 38 paraqitje në të gjitha garat në pozita të ndryshme.

Futbollisti ka punuar shumë në palestër për të arritur një transformim të tillë. Dallimi në krahasim me sezonin e kaluar është i dukshëm. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!