Kur Leon Goretzka iu bashkua Bayern Munchen nga ekipi i Schalke 04, ishte thjesht një lojtar i ri i talentuar, por që nuk arriti të bindë menjëherë te kampionët e Gjermanisë. Madje, shumë e kritikuan, duke sugjeruar se gjermani e kishte bërë shumë shpejt kapërcimin.
Edhe dëmtimet e shumta nuk e ndihmuan, por që pas rikthimit të Bundesligës pas dy muajsh pauzë për shkak të pandemisë Koronavirus, gjermani duket një futbollist tjetër. I transformuar jo vetëm fizikisht, pasi tani duket një “përbindësh”, por edhe në lojë.
Sot, në transfertën delikate kundër Leverkusenit, Goretzka ishte më i miri në fushën e lojës, duke shënuar një gol dhe duke asistuar një tjetër. Gjithashtu, saktësia e pasimeve të tij, ishte fenomenale: 96%! Një ndeshje thuajse perfekte e tij./abcnews.al
? @leongoretzka_ #B04FCB pic.twitter.com/ZK3LkTGLxV
— FC Bayern München (@FCBayern) June 6, 2020