Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Darin Gezdarin 34 vjeç dhe arrest shtepie për Arlinda Markun 41 vjeçe, të cilët akuzohën për pastrimin e 11 milion eurove përmes kompanive fiktive.
Para gjykatës, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të flasë, por përmjet avokatëve ata kërkuan zbutje të masës por gjykata miratoi kërkesën e prokurorisë.
Akuza bën të ditur se skema e mashtrimit u zhvillua në dy vite.
Sipas prokurorisë, të arrestuarit Darin Gezdari e Arlinda Marku gjatë dy viteve, transferuan në Shqipëri 11 milionë euro nga Qipro, Malta e Gjibraltari.
Në këtë aktivitet kriminal, ata dyshohet se janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë dhe po punohet për identifikimin e tyre./abcnews.al