Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Transfermi i Messit, Klopp: Zero shanse, çmimi i tij nuk është për ne

schedule15:46 - 28 Gusht, 2020

schedule 15:46 - 28 Gusht, 2020

Liverpool ishte një nga ekipet e përfolura se mund të transferonte Lionel Messin, por ka qenë Jurgen Klopp i cili ka sqaruar situatën e klubit të tij. Në një konferencë për shtyp, tekniku gjerman vlerëson kapitenin e Barcelonës, por thekson se çmimi i tij është i papërballueshëm për “The Reds”.

“Kush nuk e dëshiron Messin në ekipin e tij. Nuk ka asnjë shans që ai të vijë tek ne, pasi çmimi i tij është i papërballueshëm për ne. Nuk kemi pse të mendojmë për të sepse është shumë e qartë se ai nuk mund të na bashkohet neve. Sigurisht që është një lojtar i shkëlqyer, por këto janë mundësitë,” deklaron Klopp.

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e argjentinasit, nëse do të vazhdojë të qëndrojë tek Barcelona apo jo. Kështu Liverpool bëhet klubi i dytë pas Bayern Munchen që e përjashton veten nga gara për “Pleshtin”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!