Tashmë po kthehet në modë që lojtarë të ndryshëm presin përfundimin e kontratave, për t’u larguar me parametra zero nga klubet aktuale. Rastet janë shtuar shumë, mjafton shembulli i PSG-së që siguroi emra si Leo Messi, Sergio Ramos apo Gigio Donnarumma pa shpenzuar asnjë cent për kartonët e tyre.
Drejt kësaj rruge është edhe Paul Pogba. Mesfushori francez ka edhe një vit kontratë me Manchester United, rinovimin as e çon ndërmend dhe Daily Mail raporton se ka vendosur të luajë edhe një vit në “Old Trafford”, për t’u larguar prej aty i lirë verën e ardhshme.
Dëshira e tij e madhe ishte transferimi te PSG, por mbërritja e Leo Messit në kryeqytetin francez e bën të pamundur investimin e PSG-së për Pogba. 28-vjeçari është i fokusuar tek United për momentin, teksa drejtuesit e klubit anglez, të cilët janë dorëzuar në lidhje me rinovimin, presin oferta zyrtare. /abcnews.al