Transferimi në Kuvajt, Lorenc Trashi me fjalë të mëdha për Partizanin e tifozët

schedule16:21 - 22 Qershor, 2020

schedule 16:21 - 22 Qershor, 2020

Lorenc Trashi ka firmosur për pesë vite me Al Qadsia, klub që ka paguar 250 mijë dollarë për kartonin e tij. Mbrojtësi i majtë do të përfitojë 200 mijë dollarë në sezon dhe pa asnjë diskutim kjo është kontrata e jetës për të. Sigurisht, ai ka shumë për të thënë dhe tani është momenti i falënderimeve.

POSTIMI I TRASHIT – Dua tju njoftoj te gjitheve se qe nga dje kam arritur marreveshjen me klubin me te madh ne Kuwait Al-QADSIA CLUB dhe do jem pjese e tyre per 5 sezone. Dua te falenderoj Presidentin Demi per OK qe me dha per kete transferim dhe cdo gje qe ka bere per mua ne keto 6 vite si pjese e Partizanit.

Falenderoj menaxherin tim qe beri te mundur kete transferim Franci Bode. Patjeter te tere stafin e Partizanit nga i pari tek i fundit, i falenderoj per cdo moment qe kemi kaluar se bashku ne te mire e ne te keqe kemi qenë nje familje e madhe bashke.

S’mund te harroj protagonistet kryesor nga kto 6 vite me te bukura, Tifozat e Partizanit. Faleminderit per mbeshtetjen qe me keni dhene ne cdo moment te keq dhe te mire dhe faleminderit qe keni treguar nje respekt shume te madh per mua.

Faleminderit per prezencen tuaj ne stadium dhe faleminderit grupimit me te madh ne Shqiperi Ultras Guerrils, pa ju nuk ka kuptim asgje, ju i jepni fuqi ekipit dhe e motivoni per te dhene maksimumin cdo lojtar qe vesh ate fanelle te rende te Partizanit , faleminderit Ultra Guerrils faleminderit!

Gjithashtu familja ime qe nuk ka rreshtur kurre duke me mbeshtetur. Prinderit e mi, motrat e mia dhe e fejuara ime qe kan qenë pranë meje dite nate me problemet dhe gezimet e mia, duke me motivuar qe une te arrij objektivat e mia, Faleminderit !! Faleminderit Familja e Kuqe e Partizanit, Shpresoj te jemi prap se bashku nje dite.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!