Transferimi më absurd në historinë e futbollit, si u mashtrua Arsene Wenger

schedule09:41 - 20 Prill, 2021

schedule 09:41 - 20 Prill, 2021

Quajeni mbreti i dështimeve në merkato. E pësoi Arsenali, klubi që në vitin 2000 transferoi mbrojtësin letonez, Igors Stepanovs. Madje me një trajner si mjeshtri Arsene Wenger. Një i panjohur firmosi për ta. I panjohur në Angli dhe më gjerë, pasi në futbollin modest në Letoni kishte fituar gjashtë tituj radhazi me Skonto Rigën. Luante edhe me kombëtaren e tij, por për t’u aktivizuar në Premier duhet shumë më shumë se kaq. Gjithsesi ai ia doli të firmoste për katër vite me Arsenalin.

Por si ia doli? E ndihmuan lojtarët e Arsenal, në tentativë për të ngacmuar Martin Keown. Ky i fundit, së bashku me Tony Adams, ishin në fund karriere dhe duhej një alternativë. Stepanovs shkoi në provë dhe Keown nuk ndihej mirë kur shikonte se dikush i rrezikonte vendin. Gjithçka rrëfehet nga Ray Parlour në autobiografinë e vet.

 

Autobiografia e Ray Parlour

Ai zbulon se Keown e shikonte shtrembër mbrojtësin letonez dhe kjo u kuptua edhe nga shokët e skuadrës. Vetë Parlur, Denis Bergkamp dhe disa prej lojtarëve të tjerë, i punuan një rreng shokut të tyre. Gjatë seancave stërvitore kishte lavde të shumta. “Goditja fantastike”, thoshte Bergkamp, i cili pranë kishte trajnerin Wenger. “Sparkatë e pabesueshme”, ia pasonte Parlour. Edhe pse paraqitjet e Stepanovs ishin nën nivel, lojtarët e Arsenalit ndikuan që ai të firmoste.

Keown, i cili shpërthente gjatë seancave kur gabonte letonezi, ishte mposhtur nga shokët e tij. Nuk munguan as shakatë një natë kur lojtarët u mblodhën për birra, kurse të nesërmen do t’u dilte gjumi direkt kur parë Stepanovs që ishte i pari në fushën stërvitore. Pyeta e Parlour, “po ti çfarë dreqin bën këtu”, mori një përgjigje që i la të gjithë gojëhapur: “Më kanë blerë, firmosa për katër vite”.

 

Plot 1.35 milionë sterlina, për një lojtar që u ble vetëm për elozheve të Denis Bergkamp dhe lojtarëve të tjerë. Arsene Wenger as që ia kishte hedhur sytë mbrojtësit, i cili qëndroi në Londër për tre vite. Vetëm 17 ndeshje për të, titullar në një humbje 6-1 ndaj Manchester United, për shkak të mungesa të shumta.

Dwight Yorke, sulmuesi i “Djajve të Kuq” bënte edhe shaka në pushim. “Parlour, po atë mbrojtësin nga e keni gjetur”. “Lërë fare, histori e gjatë”, ishte përgjigja, ndërkohë që Parlur nuk e kishte parë kurrë aq të tërbuar Wenger. I vinte për të qeshur, por nuk mund ta bënte dot… Me siguri në Londër askush nuk e mban mend Stepanovksin, që pjesën tjetër të karrierës e kaloi në klube të dorës së dytë. /abcnews.al

 

Stepanovs në ndeshjen ndaj Manchester United

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!