Transferimi i Rashicës, drejtori sportiv i Werder vë pikat mbi “i”

schedule13:04 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 13:04 - 29 Dhjetor, 2019

Milot Rashica është lidhur me klube si Napoli, Aston Villa dhe Borussia Dortmund kohët e fundit. Sulmuesi anësor është lojtari më i spikatur te Werder Bremen dhe normalisht ka qenë të pashmangshëm zërat e merkatos.

Gjithsesi në klubin gjerman janë të qartë dhe nuk kanë ndërmend ta shesin Rashicën, për më tepër që në zyrat e klubit ende nuk ka një kërkesë për shërbimet e tij. Këtë e thotë vetë drejtori sportiv, Frank Baumann.

“Nuk ka asnjë kërkesë për Milotin. Asnjë lojtar nuk ka shprehur dëshirën për të ndryshuar skuadër. Nuk ka asnjë plan për të larguar lojtarë, përveç Felix Bejimo”, është shprehur Bauman, i cili është në linjë me Altin Lalën, menaxherin e Rashicës, i cili disa kohë më parë theksoi se sulmuesi anësor nuk do të ndryshojë skuadër në janar. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!