Jadon Sancho është objektivi i madh i Manchester United. Ylli anglez po shkëlqen prej dy sezonesh me Borussia Dortmund me driblimet, asistet dhe golat e tij.
20-vjeçari ka shprehur dëshirën për të provuar një aventurë të re në karrierë dhe zgjedhja e tij janë “Djajtë e Kuq” të Ole Gunnar Solskjaer. Verdhezinjtë gjermanë kërkojnë 120 milion euro për ta lënë të lirë, por kanë edhe një kusht tjetër.
Bild raporton se Dortmund i ka treguar United se deri kur ka kohë për të konkretizuar këtë operacion merkato. 10 gushti është data e fundit, Sancho duhet të kthehet në Premier League brenda kësaj date, përndryshe do të luajë edhe sezonin e ardhshëm në “Signal Iduna Park”. /abcnews.al