Ditët e fundit janë marrë informacione mjaft kontradiktore për transferimin e Joao Felix te Barcelona. Disa media thonë se portugezi nuk do të jetë në Katalonjë, të tjera thonë se Xavi nuk ka nevojë për lojtar.
El Partidazo de COPE, duke cituar burimet e saj, raporton informacionin e mëposhtëm: lojtarit iu tha se duhej të priste deri në ditën e fundit të merkatos. Ky transferim nuk është kërkesë e Xavit.
Laporta, Mendes dhe Gil Marin kanë punuar për të javët e fundit.
Është e qartë se Felix nuk do të luajë më për Atleticon. Simeone nuk ka llogari te lojtari dhe ai vetë ia ka mbyllur derën klubit madrilen, duke dhënë një intervistë në të cilën ka rrëfyer dashurinë për Barcelonën. /G.D abcnews.al/