Prej disa kohësh tashmë, Juventusi po lidhet ngushtë me një transferim të mundshëm të Jorginhos, mesfushorit të Chelseat. Gjithsesi, agjenti i mesfushorit italian ka mohuar çdo thashethem në lidhje me këtë situatë.
Sportmediaset raporton se Chelsea nuk do të dorëzohet dhe se drejtuesit e Bluve të Londrës do t’i qëndrojnë deri në fund çmimit të vendosur prej 60 milion eurosh.
28 vjeçari Jorginho preferon të transferohet te Juventusi, por dhe me të ardhmen e Sarrit të paqartë, është stepur disi. Agjenti Joao Santos, foli për radio Kiss Kiss, ku u shpreh: “Unë e njoh Paraticin, por askush nuk më ka kontaktuar për Jorginhon. Për më tepër, Juventusi nënshkroi dhe me Arthur, kështu që…”/abcnews.al