Arthur, mesfushori brazilian, nuk donte të transferohej te Juventusi, pasi dhe publikisht e kishte shprehur dëshirën e tij disa herë që të qëndronte në Camp Nou me Barcelonën.
Kalimi i 23 vjeçarit te “Zonja e Vjetër” duket thjesht formalitet, me Miralem Pjanic që do të transferohet nga ana tjetër. RAC1 ka zbuluar dhe personin që e ka bindur Arthur të ndryshojë mendje.
Sipas raportimit më të fundit, ka qenë Dani Alves ai që ka bindur mesfushorin 23 vjeçar të transferohet te Juventus. Dhe vetë Dani Ales ka luajtur si për Barcelonën, ashtu dhe për Juventusin, duke fituar trofe të shumtë me të dy skuadrat./abcnews.al