Transferimi CR7-Juventus, Prokuroria dhe Guarda di Finanza kërkojnë përgjime telefonike dhe dokumenta

schedule09:19 - 29 Nëntor, 2021

schedule 09:19 - 29 Nëntor, 2021

Në rubrikat e “ Repubblica”, vijojmë të flasim për hetimin në të cilin është përfshirë Juventusi, lidhur me hetimin për fitime kapitale të dyshimta që ka vënë në lëvizje Prokurorinë Publike të Torinos.

Nga hetuesit po shqyrtohen edhe disa përgjime: bëhet fjalë për një telefonatë në fund të shtatorit mes Federico Cherubini dhe Cesare Gabasio për të ngjallur dyshimin se në marrëdhëniet kontraktuale mes Juventusit dhe Cristiano Ronaldos fshihen detaje nga dokumentet zyrtare të klubit. Avokati që ka mbikëqyrur departamentin ligjor që nga janari 2021 flet për një “punim të famshëm që teorikisht nuk duhet të ekzistojë”. Edhe Guardia di Finanza u dërgua për të kërkuar këtë “letër sekret” në zyrën e Gabasio, por pa sukses. Avokati, shkruan “Repubblica”, mund të jetë një nga dëshmitarët e radhës që do të thirret në prokurori këtë javë.

Hipoteza është se kjo letër sekrete është një shkrim privat dhe se i referohet marrëdhënies kontraktuale dhe pagave të prapambetura të CR7./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!