Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Transferimet jashtë vendit, Halili e Gjyrezi: Ju tregojmë problemin

schedule22:29 - 6 Janar, 2020

schedule 22:29 - 6 Janar, 2020

Ilir Halili, menaxheri i njohur që operon kryesisht në botën arabe , është pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC News. Ai flet për kalimet e lojtarëve nga Superiorja jashtë dhe problem shikon faktin që shpesh hapat hidhen të shpejtë.

“Jasir Asani ka ikur tek AIK. Kampionati shqiptar nuk prodhon shumë, kryesisht dalin lojtarë për nivele mesatare. Kanë ikur në Belgjikë disa lojtarë, por nuk kanë patur minuta. Nuk mund t’i çojmë lojtarët direkt në kampionatet elitare. Këtu te ne shpërthejnë pas moshës 23 vjeç. Nuk janë të gjithë talente, është fjalë e madhe. Messi e Ronaldo janë të tillë”.

Dritan Gjyrez, gjithashtu menaxher, i është rikthyer në emisionin “Pressing” dhe flet gjithashtu në lidhje me kalimet e lojtarëve jashtë vendit. “Ka humbur besimi. Niveli i talenteve ka rënë. Tani ekspozohesh më lehtë. Në Serie A dhe Bundesliga është e vështirë të luash”, tha fillimisht Gjyrezi.

Më pas shtoi: “Rrahmani shkoi në Kroaci dhe më pas në Itali. Pa formim të mirë nuk luhet në liga të mëdha. Problemet nisin nga akademitë. Trajnerët nuk presin shumë që të rritet lojtari. Duhen bërë strategji nga klubet”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!