Milot Rashica është në radarin e disa skuadrave, si Schalke dhe Milan, por sulmuesi shqiptar duket mëse i fokusuar tek ekipi i Werder Bremen.
Në takimin e sotëm në transfertë përballë Wolfsburg, sulmuesi dardan shënoi dy gola, duke i dhënë fitoren 2-3 ekipit të tij.
Pas ndeshjes, Rashica u pyet për mbarëvajtjen e këtij takimi, golat e tij dhe një të ardhme të mundshme larg Ëerderit.
“Jam i lumtur këtu dhe më vjen shumë mirë që u rikthyem te fitoret. Jam shumë krenar për këtë skuadër, luftoi deri në fund dhe nuk u dorëzua asnjëherë.
Edhe kur ishim 2-2 dhe minutat ishin drejt fundit, e dinim që mund të shënonim dhe ia dolëm. Shënova dy gola dhe më vjen mirë që arrita të ndihmoj skuadrën.
Luftuam shumë dhe kjo fitore është dhe për tifozët, që ishin fantastikë”, përfundoi Rashica./abcnews.al