Transferim i bujshëm i Rashicës, klubi gjerman paguan 20 milion euro

schedule16:14 - 12 Maj, 2020

schedule 16:14 - 12 Maj, 2020

Plot 20 milion euro është blerë kartoni i Milot Rashicës nga skuadra gjermane e Lepzig, raporton prestigjiozja “Bild”. Një lajm që ka befasuar të gjithë, pasi Rashica mendohej se do të transferohej në Bundesliga, aty ku Liverpool e kërkonte me ngulm.

Werder Bremen ka vuajtur këtë sezon dhe është në luftë për mbijetesë, si dhe ka pasur probleme ekonomike. Oferta prej 20 milion eurosh e Leipzig është pranuar menjëherë sipas Bild, që e bën këtë transferim të kryer.

Rashica ka qenë i vetmi që ka shkëlqyer te Werder këtë sezon, duke luajtur 20 ndeshje, autor i 7 golave dhe 4 asisteve. Ylli i Kosovës i ka shënuar dhe dy skuadrave gjigante të Bundesligës, Bayernit dhe Borussia Dortmund./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!