“Transaksionet online kërkojnë formalizim”/ Eksperti rendit problematikat. Vaso: Janë më efikase, kanë kosto më të ulët

schedule20:26 - 15 Nëntor, 2024

schedule 20:26 - 15 Nëntor, 2024

Eksperti bankar, Kliton Vaso thotë se në Shqipëri nuk i ka përqafuar aq sa duhet transaksionet online. Në një lidhje live për emisionin “Sheshi i dollarit”, ai renditi një sërë problematikash që lidhen me këtë çështje, duke nisur nga mungesa e vullnetit të bankave deri edhe te kërkesa për formalizimin e tregut.

Ndërkohë, Valentina Semi, zëvendës drejtore e departamentit të sistemit të pagesave në Bankën e Shqipërisë, u shpreh se transaksionet online janë më pak të kushtueshme për qytetarët.

Pjesë nga intervista:

Klinton Vaso: Shpresoj që edhe shqiptarët ta përqafojnë këtë lloj teknologjie. Duke qenë se kam eksperiencë në një nga komp fintech në Shqipëri, kam parë mungesë është vullneti i sistemit bankar për të operuar me Fintech. Që kjo ka qenë problem i madh kur kam punuar aty, nuk arrinim dot të hapnin derën e një banke për këtë shërbim. Nuk mendoj se gjendja ka ndryshuar shumë për shkak se bankat i shohin kompanitë fintech si konkurrente. Kështu që gjëja e parë që duhet të thyhet është kjo, është win win situation, të gjitha palët përfitojnë nga ky shërbim. Klienti nuk ikën por është thjesht më komod. Ajo që unë mendoj se është pengesa tjetër aktualisht është se edhe tregtarët janë pak agresiv kundrejt këtij shërbimi në platforma e commerce. Zhvillimi i e commerse do të tërheqë edhe zhvillimin e këtyre pagesave të shpejta. Edhe formalizimi ka peshën e vet. Pagesat dixhitale kërkojnë formalizim. E fundit, është edukimiiI publikut. Njerëzit duhet të mësohen me këtë teknologji, kjo është e ardhmja dhe duhet forcuar besimi kundrejt kompanive të tilla fintech apo bankave dixhitale.

Valentina Semi: Prej 2018 kemi filluar një punë intensive. Ky është vetëm fillimi. Rritja e përshpejtuar e transaksioneve elektronike është duke ardhur. Me ligjin e shërbimit të pagesave, ku kemi prezantuar fintech-et, krijuam terrenin legjislativ që tregu të rinovohet, të krijojë konkurrencë. Kjo ka ngacmuar aktorët tradicionalë që janë bankat, kanë filluar të jenë më aktive, të gjejnë mënyra të reja për segmentin e pagesave. Ndërkohë që aktorët e rinj kanë një vullnet të madh për të zhvilluar dhe krijuar shërbime inovative dhe duket se këto po reflektohen. Me operacionalizimin e plotë të open banking dhe zhvillimin e sistemit instant payment do të shohim zhvillim të tejskajshëm të pagesave elektronike. Të gjitha këto inovacione sjellin shpejtësi, lehtësi dhe kosto të ulëta. Këto transaksione nga internet banking vijnë nga faktorë se ne kemi ndërhyrë duke detyruar bankat që instrumentet elektronike t’i bëjnë më pak të kushtueshme se transaksionet në letër. Instrumentet elektronike janë më efikase dhe i kushtojnë më pak ekonomisë. Cash është instrument i kushtueshëm për ekonominë. Kjo kosto arrin 1.7 përqind të GDP. Ne e përdorim në një përqindje të madhe të kohës tonë dhe shkojmë te sporteli që marrim shërbim që na kushton dy herë më shumë sesa nga internet banking. Të gjitha këto publiku duhet ta kuptojë. Ne duam që këto shërbime t’i vijnë në ndihmë publikut dhe ekonomia të bëhet më produktive./abcnews.al