Një person ka humbur jetë në Korçë, pasi është përmbysur traktori që drejtonte.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën Qatrom-Polenë, pranë vendit të quajtur “Ura e Polenës”, ku shtetasi B. T., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Ravonik-Korçë, duke drejtuar një mjet bujqësor tip traktor, ka rënë nga ura.
Si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti ka humbur jetën në vend 55 vjeçari.
“Më datë 28.04.2021, rreth orës 13:20, në rrugën Qatrom-Polenë, pranë vendit të quajtur “Ura e Polenës”, shtetasi B. T., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Ravonik-Korçë, duke drejtuar një mjet bujqësor tip traktor, ka rënë nga ura dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al