Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të hënën se Rusia është e hapur për dialog në lidhje me Traktatin për Reduktimin e Armëve Strategjike (START) me Shtetet e Bashkuara pas komenteve të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, i cili deklaroi se SHBA-ja është e gatshme rinegociojë një marrëveshje për armët bërthamore.
“Ne e konsiderojmë këtë jashtëzakonisht të rëndësishme, por së pari duhet të kuptoni se si është formuluar ky propozim. Është shumë e vështirë të fokusohemi në një deklaratë në shtyp për çështje kaq të rëndësishme dhe të ndjeshme, veçanërisht kur po kalojmë ndoshta periudhën më të vështirë në marrëdhënien mes dy palëve,” Peskov.
/abcnews.al