Mbrëmjen e së shtunës, në Dance Reality Show “T’ka mami yll”, Aroni akuzoi trajner Frankon që nuk ka punuar me të. Kjo bëri që situata të tensionohej dhe mami i Aronit t’i kthehej Frankos, që disa fëmijë i trajtojnë si të nënës, ndërsa si të njerkës.
Ditën e sotme, në përmbledhjen ditore, duket se situata është sqaruar me anë të një përqafimi mes trajnerit dhe Aronit. Si pasojë, Franko ka kërkuar falje dhe mami i konkurentit po ashtu, duke e cilësuar si emocion të momentit.
“Unë e kam xhan, unë i kam xhan të gjithë. Unë tonin mund ta kem të lartë, tipin mund ta kem pak si të vrazhdë, por jam rritur me tipe që më kanë rritur në këtë formë. Të betohem që nuk kam pasur asnjë qëllim, asnjë tendencë në atë momentin që është punuar me Aronin dhe Soarin. Këtë e them shumë të sinqertë. Të kërkoj ndjesë, nëse je ndjerë i diferencuar”, tha Franko.
“Ndërsa unë nëse kam qenë e ashpër në kthimin e përgjigjes, ai ka qenë kthim emocional. Nuk ka qenë një kthim përgjigje që mund të vinte i përgatitur. Sepse nuk është pak, sepse ti bën të pamundurën për fëmijët, çdo nënë bën të pamundurën për fëmijën, ka pas nëna që kanë shitur gjak për të ardhmen e fëmijës, por e sheh që të qan fëmija, shikon nëse ishte dashakeq apo ishte rastësisht. Sepse rastësisht kalon, dashakeq mbetet aty”, u shpreh mami i Aronit./abcnews.al