“Trajneri nuk ka punuar me mua”, revoltohet mamaja e Aronit: Trajtohen njëri i nënës dhe tjetri i njerkës

schedule21:43 - 23 Tetor, 2021

schedule 21:43 - 23 Tetor, 2021

Është tensionuar situata në Dance Reality Show “T’ka mami yll”. Ka qenë pikërisht Aroni që ka akuzuar trajner Frankon që nuk ka punuar me të.

Kjo ka bërë që edhe mamaja e Aronit të revoltohet, duke theksuar se disa fëmijë trajtohen si të nënës dhe disa si të njerkës.

Sipas saj, i biri është fëmijë i sinqertë dhe nuk bën kompromise kurrë për asgjë. Prandaj e ka konsideruar edhe deklaratën e tij shumë të vërtetë.

Debati i krijuar:

Soar: Doja të thoja një gjë, që Franko nuk është marrë me mua dhe prandaj unë sot nuk isha edhe aq mirë.

Franko: Okay, me që dëgjova emrin, nuk më takon të replikoj me ty për moshën që ke, por do të drejtohem përpara publikut që më dëgjon në këto momente. Për sa i përket, Franko nuk është marrë me ty, për sa i përket përkushtimit tim kundrejt ktyre tre viteve në mësimdhënie me fëmijët dhe 17 viteve me balet, njerëzit që më njohin e dinë se kur marr përsipër diçka dhe kur më caktohet një detyrë, e dinë se sa ofrojë dhe se sa dhurohem vetë. I pari që e di këtë gjë që është Albi me të jurisë. Kjo është pjesa kryesore. E dyta, pak rëndësi ka se mua këto terma nuk u morë me mua, por u morë me tjetrin pak më shumë, nuk më bëjnë përshtypje, sepse e dinë të tjerët se çfarë durimi dhe se çfarë trasmetoj unë në tërësi.

Mamaja e Aronit: Aroni është fëmijë i sinqertë dhe nuk bën kompromise kurrë për asgjë. Në qoftë se ai paska mësuar, bravo i qoftë, unë i jap pikët maksimale jo si prind, por edhe nga ana teknike. Përderisa ai e tha dhe është një fëmijë se unë e njoh fëmijën tim, nuk është fëmijë që gënjen. Aroni është fëmijë i heshtur, i qetë. Në momentin që e nxori atë fjali, është një ngarkesë emocionale shumë e fuqishme e tij, do të thotë që nuk është marr njëri me të, do të thotë që e ka mësuar vetë. Bravo i qoftë Aronit, pikët maksimale ka, edhe pse nuk i mori. Domethënë këtu ka ndarje, njëri i nënës dhe tjetri i njerkës. /abcnews.al/