Trajtimi me plazmë ndaj COVID-19, Shehu: Po përdorni teknologjinë e vjetër, nuk është e këshillueshme!

schedule18:42 - 20 Gusht, 2020

schedule 18:42 - 20 Gusht, 2020

Shqipëria ka nisur trajtimin e të infektuarve me COVID-19 me plazmë që është imune nga virusi, duke marrë shembull edhe nga vendet e tjera që po e përdorin këtë metodë.

Por edhe pse kjo metodë shihet si një mënyrë shumë e mirë për të ulur në minimum numrin e vdekjeve nga COVID-19, ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ka hedhur akuza se në spitalet tona po përdoret teknologji e vjetër.

Shehu shprehet se metoda e vjetër që përdoret në spitalet shqiptare për nxjerrjen e plazmës nuk është e këshillueshme, sepse prej vitesh e lënë në harresë Qendra Kombëtare e Gjakut nuk disponon as një pajisje speciale siç është ajo “Aferesis” e cila përdoret për këtë qëllim.

Ai akuzon se nuk është përmirësuar teknologjia e spitaleve, duke e lënë shëndetësinë shqiptare larg asaj europiane.

Statusi i plotë:

Plazma imune Covid-mos u mburrni, po perdorni teknologji te vjeter!

Sepse te tille e keni katandisur nivelin e sistemit tone shendetesor!

Perdorimi i plazmes te pasur ne antitrupa te ndryshme eshte nje metode e njohur dhe e perdorur prej kohesh jashte Covid dhe qe aplikohet prej muajsh edhe per kete infeksion me disa rezultate pozitive.

Fatkeqesisht Qendra jone Kombetare e Gjakut, e lene prej vitesh ne harrese nuk disponon as dhe nje pajisje speciale per kete qellim, qe eshte ajo Aferesis produktive.

Metoda e vjeter, qe perdoret sot ne ate qender e nxjerrjes se plazmes nga gjaku total nuk eshte e keshillueshme edhe sepse sasite e siguruara te saj jane disa here me te vogla se me “Aferesis”, me pamundesi per tu riperseritur procedura me te njejtin donator.

Edhe ne muajt e fundit, kur cdo gje duhej te pregatitej per t’i bere balle kesaj pandemie e komplikacioneve te saj, askush nuk kerkoi te permiresoje teknologjine ne ate Qender, duke e lene ate ashtu si i gjithe sistemi, larg standarteve europiane.

Pra sot kur po ballafaqohemi me braktisjen e sistemit shendetesor mos “hidhni fishezjarre”, nuk impresiononi njeri, se pari jipni llogari!

Sepse ne keto dite ne duhet te kishim pervec “Aferesis” etj dhe mundesi laboratorike per te realizuar per kete qellim jo vetem matjen e IgG totale, por edhe “neutralizuese” si ne Europen ku duam te shkojme.

Italia tashme ka nje eksperience e infrastrukture te pasur ne kete drejtim, pse hezitoni, kerkoni mbeshtetjen e saj te gjere, pavaresisht frikes suaj nga transparenca./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!