Trajtimi i veçantë nga PSG për Nejmar

schedule21:11 - 25 Tetor, 2017

schedule 21:11 - 25 Tetor, 2017

Nejmar është në qendër të vëmendjes edhe jashtë fushës. “Le Parisien” shkruan se ylli brazilian i PSG gëzon shumë privilegje tek ekipi i kryeqytetit francez.

Me shumë bujë u transferua tek PSG për një shifër rekord prej 220 milionë eurosh. Ylli I ekipit francez, Nejmar duket se gëzon disa privilegje. E përditshmja “Le Parisien” zbulon se braziliani ka në dispozicion 2 fizioterapiste që merren vetëm me mbajtjen e tij në formë. Më pas gjatë stërvitjeve, bashkëlojtarëve të tij I është ndaluar ndërhyrja e ashpër kundër Nejmar.
Gjithashtu sulmuesi I PSG gjatë lojës është përjashtuar nga detyrat mbrojtëse për të ndihmuar shokët e ekipit.
Në një farë mënyrë ish-lojtari I Barcelonës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe jashtë fushës. “Le Parisien”, shton edhe disa privilegje të tjera që përfiton Nejmar në skuadrën e drejtuar nga trajneri Emeri: vetëm ai disponin çanta apo valixhe me logo personale ose të një sponsori që e zgjedh ai, ndërsa lojtarët e tjerë janë të detyruar të përdorin atë të klubit.
Ndërkohë, media e kryeqytetit francez rikujton edhe çështjen lidhur me gjuajtjen e penalltive të PSG, e cila krijoi tension mes Nejmar dhe Kavanit. Sipas të përditshmes, sezonin e ardhshëm kjo çështje është mbyllur pasi braziliani do të jetë ai që do të gjuajë 11-metërshat. Këto janë kushte me të vërtetë prej të privilegjuari, të cilat me shumë mundësi do të shuajnë dhe pakënaqësite Brenda dhomave të zhveshjes tek Paris Sën Zhërmen.