“Trajtimi i ujërave të ndotura, sfidë”/ Jahaj: Ja zonat ku do të ndërhyhet me përparësi

schedule20:40 - 9 Shkurt, 2024

schedule 20:40 - 9 Shkurt, 2024

Drejtor i Agjencisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, Klevis Jahaj thotë se menaxhimi i ujërave të ndotura mbete një sfidë për këtë institucion.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Jahaj u shpreh se zonat ku do të ndërhyhet fillimisht, janë ato urbane dhe me potencial zhvillimi.

“Padiskutim. Ne të gjithë strategjinë tonë të investimeve dhe në masterplanet, një nga fokuset kryesore, është trajtimi i ujërave të ndotura. Me të njëjtën strategji që kemi ndjekur me ujin, ku jemi fokusuar fillimisht në zonat urbane dhe me potencial zhvillimi,  dhe për trajtimin e ujërave të ndotura, po ndiqet i njëjti proces, ku në zonat urbane, ku kemi përfunduar investimet me ujin e pijshëm, po vazhdojmë planifikimet në lidhje me ujërat e ndotura. Nevoja për investime janë të shumta. Edhe nëse do të ishin të gjitha burimet financiare, duan kohën e vet deri në implementimin e tyre. Fokusi i të gjithë procesit të rajonalizimit ishte formalizimi i sektorit.

Të mirëmbash investim do shoqëri të forta. Padiskutim që ka edhe kosto. Duhet shoqëri me kapacitete për këto impiante. Eficenca e stafit është përmirësuar ndjeshëm. Rajonalizimi është proces normal i shoqërive. Ne mund të kemi investime që janë zgjidhje rajonale tashmë, zonat kufitare mund të kenë investime të përbashkëta”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!