Trajnon nxënësit në volejboll/ Si mësuesja e edukimit fizik krijoi ekipin e Kukësit për vajza

schedule20:08 - 15 Mars, 2025

schedule 20:08 - 15 Mars, 2025

Çdo fundjavë, e shtuna dhe e diela janë ditët të cilat mbledhin dhjetëra volejbollistë të shkollave në Kukës.

Po përgatiten për aktivitetet e ardhshme.

Vojsava Sallahi është trajnerja e ekipeve të volejbollit. Prej vitesh është mësuese e edukimit fizik, por karrierën e saj të sportit e ka tërësisht ndryshe. E ka adhuruar marrëzisht futbollin. Ajo tregon se që në vogëli, i ati e merrte ne kalçeto dhe nisi të angazhohej ne futboll. Në fillim me ekipet e grupmoshave për djem, e më pas me vajzat, derisa nisi me ekipet profesioniste të vajzave, përfshire edhe krijimin e ekipit të Kukësit për vajza.

Në fillim, probleme me mentalitetin, por nuk e ka patur shqetësim. Edhe në Kukës nisi të përkrahej ekipi i vajzave në stadium.

Thotë se një element shtytës ishte i ati, ngaqë vetë nuk arriti të bëhej fubollist.

Volejbolli thotë se nisi spontanisht. Pasi filloi punë si mësuese e edukimit fizik, nisi të organzionte edhe ekipet e shkollave.

Edhe pse ka mungesë infrastukturë për aktivitete, thotë se ja ka dalë më së miri duke nxjerrë ekipin e Kukësit kampion kombëtar të shkollave për volejboll.

Duket se interesi është rritur edhe për të rinjtë e të rejat e Kukësit.

Trajnerja nga Kukësi në fund ka një apel për të gjithë prindërit, që të angazhojnë fëmijët e tyre sa më shumë në sport./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!