Trajneri që zgjedh titullarët nga horoskopi, rikthehet në stol pas 10 viteve

schedule18:59 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 18:59 - 26 Dhjetor, 2020

Raymond Domenech është rikthyer në stol. Ish-trajneri i çuditshëm i Francës, i cili drejtoi “Gjelat” në vitet 2004-2010, qëndron pa punë prej dhjetë viteve.

Sot është zyrtarizuar si trajneri i ri i Nantes, ekipit që renditet në vendin e 16-të të Ligue 1. Me Francën ia doli të arrijë në finalen e Botërorit 2006, takim që e humbi ndaj Italisë së Lippit.

68-vjeçari u bë i famshëm për faktin që e vendoste formacionin titullar në bazë të horoskopit. Lojtarët e Nantes janë paralajmëruar. Në fillim duhet të shohin horoskopin përpara se të mësojnë zyrtarisht nëse do të jenë titullarë apo jo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!