Masanga Matondo është zyrtarisht lojtar i Partizanit. Trajneri Dritan Mehmeti e konfirmoi marrëveshjen në konferencën e sotme për shtypin në prag të ndeshjes me Laçin. Më pas klubi doli me komunikatën e mëposhtme:
“Masanga Matondo është lojtar i Partizanit. Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me mesfushorin organizator kongolez i cili ka firmosur me të kuqtë një kontratë për dy vite e gjysëm.
Fantazisti 22 vjeçar së fundmi ishte pjesë e kampionatit kongolez me skuadrës AS Otoho. Gjithashtu Matondo rregjistron edhe dy ndeshje me përfaqësuesen e Kongos”. /abcnews.al

