UEFA ka bërë me dije pak çaste më parë nominimet e tre trajnerëve të cilët do të kenë mundësinë të fitojnë trofeun prestigjoz të “Trajnerit më të mirë të vitit 2022/2023 nga UEFA”.
Guardiola padyshim që është pretendenti kryesor për të fituar këtë çmim, pasi ai ka fituar katër trofe me Manchester City. Premier League, Kupën e Anglisë, Champions League dhe mbrëmjen e djeshme Superkupën e Europës.
Simone Inzaghi, trajneri i Interit, gjithashtu ka bërë mirë sezonin e kaluar me zikaltërit, ku madje arriti të dërgonte ekipin deri në finale të Champions League, gjë që nuk kishte ndodhur që në vitin 2010.
Spalletti nga ana tjetër, arriti të fitonte Serie A me Napolin e tij të madhërishëm, trofe i cili mungonte prej shumë vitesh për klubin e kaltër./h.ll/abcnews.al
? NOMINEES: UEFA Men’s Coach of the Year 2022/23 ✨
?? Pep Guardiola
?? Simone Inzaghi
?? Luciano SpallettiAll #UEFAawards winners will be announced at the #UCLdraw on 31 August 2023.
— UEFA (@UEFA) August 17, 2023