E ardhmja e Milan Skriniar tek Interi varet në balancë dhe trajneri i Sllovakisë Francesco Calzona ka dhënë mendimin e tij për “sport.sk” në lidhje me situatën.
“Ai luajti një ndeshje fantastike kundër Milanit, ai konfirmoi se është në gjendje të shkëlqyer. Më pëlqeu shumë në fazën mbrojtëse dhe jam i lumtur që veproi në mënyre konstruktive dhe sulmuese, bëri shumë pasime. Për një mbrojtës, kjo është një vlerë e shtuar.
Luan rregullisht për një klub të madh që ka ambicie të fitojë të gjitha kompeticionet. Ka fituar një tjetër trofe, por nuk ka nevojë për komente të veçanta, vetëm urime. Ai është kapiteni i Interit, jo çdokush mund të jetë. Kjo tregon se ai e meriton shiritin te një klub si Interi.
Nuk mendoj se është e drejtë që unë të them se çfarë është e mirë për të ardhmen e tij. Ai do të marrë një vendim të duhur për veten dhe familjen e tij, nuk është mirë të vlerësosh kur nuk i di të gjitha rrethanat. Ai është një djalë i arsyeshëm, ai patjetër do të marrë vendimin e duhur”, ka përfunduar tekniklu i kombëtares sllovake./ h.ll/abcnews.al