Trajneri i ri i PSG-së, si Pochettino fitoi garën me Max Allegrin

schedule14:18 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 14:18 - 28 Dhjetor, 2020

PSG shkarkoi Thomas Tuchel pak ditë më parë dhe zgjodhi Mauricio Pochettinon si trajner të ri. Në garë ishte edhe Max Allegri, madje livornezi ishte dëshira kryesore e Leonardos, drejtorit sportiv të kampionëve të Francës.

Gjithsesi, akordi nuk u arrit dhe dy janë shkaqet. Le Parisien raporton se drejtuesit e PSG-së u frenuan nga kërkesat e larta financiare të Allegrit. Ky i fundit kërkonte një rrogë prej 12 milion eurosh në sezon (Tuchel përfitonte 7.5).

Ndërkohë, edhe lojtarët nuk ishin entuziastë dhe mendonin se ish-trajneri i Juventusit dhe Milanit nuk do të sillte ndonjë gjë më të mirë se Tuchel. Në kushte të tillë u zgjodh Pochettino.

Ky i fundit e njeh mirë ambientin dhe gjuhën franceze. Trajneri argjentinas, i cili si futbollist luante si qendërmbrojtës, është aktivizuar për dy sezone me PSG (2001-2003). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!