Thirrja e Barcelonës nuk mund të refuzohet dhe Roland Koeman la postin e trajnerit të Holandës për t’u ulur në stolin e ekipit katalanas. Në vend të tij u emërua përkohësisht Dwight Lodeweges.
Federata tulipane nuk ka humbur kohë dhe ka zgjedhur trajnerin e ri të kombëtares. Sipas asaj që raportojnë mediat holandeze, ai është Frank De Boer.
Ky i fundit ka provuar të drejtojë Interin dhe Ajaksin, teksa aventurën e fundit e pati në stolin e Atlanta United në kampionatin amerikan të futbollit (MLS).
Drejtuesit e Federatës kanë nisur negociatat me 50-vjeçarin dhe akordi final është afër. Holanda zbret në fushë në muajin tetor ndaj Italisë dhe Bosnjës, sfida për llogari të Nations League.
Në stol do të jetë Frank De Boer, i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te “Tulipanët”, aty ku numëron 13 gola të shënuar në 112 ndeshje të zhvilluara. /abcnews.al