Trajneri i PSV Eindhovenit kandidati kryesorë për të marrë drejtimin e Leipzigut

schedule09:30 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 09:30 - 6 Dhjetor, 2021

Leipzig shkarkoi trajnerin Jesse March pas rezultateve negative në javët e fundit, duke e konsideruar përgatitjen e skuadrës larg pritshmërive në krahasim me sezonin e kaluar.

Aktualisht Leipzig renditet në vendin e 11 me 18 pikë në vetëm 14 ndeshje të luajtura deri tani.

Klubi gjerman po kërkon një trajner për të zëvendësuar tashmë të larguarin March, dhe kandidati kryesorë shikohet tekniku aktual i PSV Eindhovenit.

Roger Schmidt është favorit për të marrë drejtimin e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit, me Schmidt që është i njohur nga Grupi Red Bull, pasi ka drejtuar Salzburgun midis viteve 2012 dhe 2014, dhe me një të kaluar në futbollin gjerman (ka drejtuar Bayer Leverkusenin). /f.a/abcnews.al