Trajneri i Moldavisë “kërcënon” Shqipërinë: Në Tiranë për të fituar

schedule11:58 - 13 Qershor, 2023

schedule 11:58 - 13 Qershor, 2023

Ashtu si kombëtarja e Shqipërisë, edhe ajo e Moldavisë është duke u përgatitur për ndeshjen e së shtunës në “Air Albania”.

Tekniku i Moldavisë, Serghei Clescenco, shprehet se djemtë e tij janë të karikuar dhe kërkojnë fitoren, pasi sipas tij e kanë studiuar mirë kombëtaren tonë kuqezi dhe i njohin pikat e dobëta.

“Kemi një skuadër të re, sigurisht lojtarët vijnë në këtë grumbullim pak të lodhur dhe duhet të marrin veten nga një sezon të gjatë e të vështirë. Ka elementë të rinj, shkojmë për të bërë surprizën dhe për të marrë një fitore në Shqipëri.

Djemtë janë të karikuar, e kam analizuar ndeshjen e Shqipërisë në Poloni. Them se ka pika të dobëta ku ne mund t’i godasim dhe të fitojmë. Nuk shkojmë si të humbur në Tiranë, mobilizimi ynë do të jetë maksimal dhe shpresojmë shumë në një rezultat pozitiv”, ka deklaruar trajneri i Moldavisë, Serghei Clescenco në konferencën për shtyp./h.ll/abcnews.al