Trajneri i Kosovës i zhgënjyer me barazimin: Terreni dhe fati ndikoi, shpërdoruam shumë raste

schedule10:36 - 17 Qershor, 2023

schedule 10:36 - 17 Qershor, 2023

“Dardanët” e Kosovës nuk arritën më shumë se barazimi i “bardhë”, 0 me 0 në mitikun “Fadil Vokrri” mbrëmjen e shkuar ndaj Rumanisë, duket siguruar kështu barazimin e 3-të radhazi në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024.

Pas ndeshjes një koment të shkurtër për mediat e bëri dhe tekniku i Kombëtares së Kosovës, Allain Giress mediat trajneri Allain Giresse, i cili theksoi se terreni i rënduar prej shiut ndikoi që lojtarët e tij të mos finalizonin siç duhej aksionet.

“Terreni dhe fati ndikoi, në momentet e fundit mund të bënim më mirë. Por, terreni mbetet faktor kryesor në shkakun pse nuk gjetëm golin. Në fundin e lojës, Muriqi shpërdoroi edhe Rashica pati raste.

Ka lojtarë të tjerë që na shërbejnë, por ata po zgjedhin kombëtare të tjera. A i kemi humbur shpresat e kualifikimit? Përderisa na lejon matematika, ka gjithmonë një shans dhe nuk dorëzohemi”,- u shpreh tekniku francez. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!