Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trajneri i Feyenoord kërkon “hakmarrje” për finalen e Tiranës në çerek-finalet e Europa League

schedule16:46 - 13 Prill, 2023

schedule 16:46 - 13 Prill, 2023

Që prej ardhjes së tij në vitin 2021, në krye të pankinës së Feyenoord tekniku Arne Slot ka arritur t’i kthejë në pretendentë kryesorë hollandezë si në kampionat, ku aktualisht mbajnë vendin e parë, por edhe në Evropë, ku pas finales së vjetshme të UEFA Conference League, të zhvilluar në Tiranë, ndaj Romës, këtë vit hollandezët kanë arritur në çerek-finalet e UEFA Europa League dhe si për kocidencë si kundërshtarë kanë sërish “verdhekuqtë” e Jose Mourinho.

Në prag të përsëritjes së “finales” së Tiranës, tekniku Arne Slot ka folur për medit, teksa është shprehur se ndryshe nga një vit më parë situata është shumë ndryshe, me klubin që ka një ekip pothuajse të ri dhe më kualitativ se ajo e finales së vitit të shkuar.

“Tani kemi një ekip pothuajse të ri dhe janë dy ndeshje, kështu që situata është shumë e ndryshme në krahasim me disa muaj më parë”,- është shprehur tekniku hollandez.

Tekniku solli gjithashtu në kujtesë edhe humbjen në finalen e UEFA Conference League, me “verdhekuqtë” e Roma-s, që fituan më rezultatin minimal 1 me 0, falë golit të Nicolo Zaniolo në pjesën e parë të sfidës.

“Le të themi se e mbaj mend shumë mirë atë mbrëmje të pakëndshme në Tiranë dhe e njëjta gjë vlen edhe për djemtë që ishin atje vitin e kaluar, por do të ishte e çuditshme nëse do të më duhej motivim shtesë për një çerekfinale të Europa League-s.”,- teksa duket se djemtë e Mourinhos i pret një “ferr” i vërtetë në Roterdam. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!