Trajneri i Al-Ittihad Saudit, Nuno Espirito Santo, ka reaguar ndaj raportimeve për një konflikt me Karim Benzema.
“Pashë që shtypi e fryn konfliktin mes meje dhe Benzemas. Por ky është absurditet i plotë. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë, jam i kënaqur me lojtarët e mi. Më vjen mirë që Benzema është me ne, ai kënaqet në fushë. Atij i pëlqen të luajë për Al-Ittihad”, tha portugez për RMC Sport.
Benzema u transferua te skuadra saudite këtë verë. Sulmuesi francez 35-vjeçar ka luajtur në tre ndeshje, duke shënuar një gol dhe duke bërë dy asistime. /G.D abcnews.al/