Trajneri i Ajax dorëzohet, tre yjet e kampionëve të Holandës drejt largimit

schedule23:37 - 22 Korrik, 2020

schedule 23:37 - 22 Korrik, 2020

Ajax vazhdon të mbetet ekipi që furnizon Europën me talentet më të mirë në qarkullim. Pasi De Ligt (Juventus) dhe De Jong (Barcelona) u larguan, edhe Hakim Ziyech firmosi për Chelsean dhe do t’i bashkohet Bluve të Londrës në fillimin e sezonit të ri.

Trajneri i Ajax, Eric Ten Haag, ka pranuar se klubi i tij e ka të vështirë të mbajë yjet në ekip, pasi shumica prej tyre duan të luajnë për ekipet më të mëdha. I pyetur për të ardhmen e portierit Andre Onana, mbrojtësit Tagliafico dhe mesfushorit Van de Beek, Ten Hag tha:

“Normalisht që është shumë e vështirë të mbajmë lojtarët tanë më të mirë këtu. Humbëm Ziyech, një futbollist unik, ndërsa disa të tjerë do të largohen. Pandemia ka ndikuar disi në ekonominë e klubeve, por jo shumë. Paratë do të vijnë dhe ne, nuk mund t’i themi “JO” ofertave të duhura”, u shpreh strategu u “Harkëtarëve”. Onana, Tagliafico dhe Van de Beek, do të largohen nga Ajax para muajit gusht./abcnews.al