Trajneri gjerman ikën nga klubi rus: S’rri aty ku lideri i vendit nis një luftë

schedule18:18 - 1 Mars, 2022

schedule 18:18 - 1 Mars, 2022

Lufta e nisur në Ukrainë nga Rusia ka sjellë shumë reagime. Klubet ruse dhe kombëtaret e këtij vendi janë përjashtuar nga FIFA e UEFA, ndërkohë që një klub ka mbetur edhe pa trajner.

Tekniku gjerman, Markus Gisdol, ka dhënë direkt dorëheqjen dhe ka deklaruar: “Unë nuk mund të vazhdoj të punoj në një vend, lideri i të cilit është përgjegjës për nisjen e një lufte në Europë.

Kjo nuk përputhet me vlerat e mia, prandaj kam dhënë dorëheqjen e menjëhershme si trajner i Lokomotiv Moscow.

Nuk mund të qëndroj në terrenin stërvitor në Moskë, të stërvit lojtarët, të kërkoj profesionalizëm dhe pak kilometra më tutje jepen urdhra që sjellin vuajtje të mëdha për një popull të tërë. Ky është vendimi im personal dhe jam absolutisht i bindur për të”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!