Trajnerët shqiptarë nën presion

schedule14:25 - 1 Nëntor, 2018

schedule 14:25 - 1 Nëntor, 2018

Trajnerët shqiptarë janë nën presion nga presidentët dhe të pambrojtur nga ana financiare. Tekniku i njohur, Agim Canaj, ngre alarmin për shkarkimet e shpeshta në Superligë.

Pesë shkarkime në 10 javë nuk mund të quhen normalitet. Klubet e Superligës po e ndjejnë dhe do të vazhdojnë ta ndjejnë dëmin nga vendimet e presidentëve lidhur me trajnerët, ndërsa njëri nga teknikët me më shumë përvojë, Agim Canaj, ngre alarmin.

“Nuk është e mirë sepse ndryshimi i shumë trajnerëve brenda një sezoni për një ekip i bën keq skuadrës dhe ky fenomen, po përsëritet me dekada në Shqipëri”, tha Canaj.

Trajneri me karrierë të gjatë thekson sidomos se raporti trajner-president është shumë delikat.

“Ndonjëherë trajneri mendon më mirë të largohet sesa të punojë në një ambient që situata të ketë dalë jashtë kontrollit. Unë i kam provuar të gjitha situatat në marrëdhënien trajner-president. Kuptohet që tensione do ketë gjatë gjithë kohës sepse kjo është pjesë e kampionatit, e rëndësishme është të menaxhohen situatat negative”, theksoi Canaj.

Canaj gjykon se ka ndryshuar tregu i trajningut në Shqipëri, dhe kjo ka sjellë rënie të vlerës së profesionit.

“Shumë trajnerë të rinj dhe kjo bën që të pranojnë të gjitha kushtet e presidentëve. Mendoj që gjëja kryesore e një trajneri të vlerësojë vetveten”, u shpreh Canaj.

Problem i madh mbetet informaliteti në pagesat, që e bën më të lehtë që klubet t’i shkarkojnë trajnerët.

“Trajnerët shqiptarë nuk janë të mbrojtur me kontratat dhe bëhen shumë të thjeshta. Trajneri ka pagesa shumë të vogël”, tha Canaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!