Erbim Fagu rikthehet te Tirana. Ish-mbrojtësi i djathtë u detyrua të tërhiqej shpejt nga futbolli aktiv për shkak të një dëmtimi të rëndë.
34-vjeçari ka luajtur si futbollist më ekipe si Tirana, Skënderbeu, Teuta, Elbasani dhe Besa. Pas tërheqjes nisi aventurën si trajner.
Fagu krijoi eksperiencë te Football Republic, teksa sezonin e ardhshëm do të jetë trajneri i ekipit U21 të Tiranës dhe ndihmësi i Orges Shehit tek ekipi i parë.
View this post on Instagram
“Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit te moshave U-21, Erbim Fagu. Tekniku do të marrë drejtimin e ekipit U-21 por gjithashtu do të jetë edhe në funksion te ekipit të parë në rolin e ZV. trajnerit.
Pas një eksperience si lojtar i spikatur, Fagu kthehet në shtëpinë bardheblu tashmë si pjesë e rëndësishme e pankinës së Tiranës. Ai do të jetë krahu i djathtë i trajnerit Shehi duke filluar nga dita e sotme në procesin e seleksionimit të të rinjve“, lexohet në postimin e 25 herë kampionëve të Shqipërisë. /abcnews.al