“Trajektore e një piloti të hutuar”, zbulohet shkaku i aksidentit të Kobe Bryant

schedule15:36 - 19 Qershor, 2020

schedule 15:36 - 19 Qershor, 2020

26 janari qëlloi fatal për Kobe Bryant, legjendën e NBA. Ish-basketbollisti i famshëm amerikan, humbi jetën në moshën 41-vjeçare në mënyrë tragjikë pas rrëzimit të helikopterit me të cilin po fluturonte.

Të njëjtin fat të keq pati edhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna Bryant, dhe gjashtë persona të tjerë, duke përfshirë edhe pilotin Ara Zobayan. Testet e drogës dhe alkoolit, e nxorën të pastër 50-vjeçarin, teksa Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të SHBA ka gjetur shkakun e tragjedisë së ndodhur.

Sipas hetimeve të kryera, pretendohet se koha e mjegullt ka çoroditur pilotin e helikopterit. Zobayan është mashtruar nga shikueshmëria e dobët dhe ka komunikuar se po ngjitej në lartësinë 1200 metra gjatë një komunikimi me qendrën e kontrollit të trafikut ajror.

Në fakt, ka qenë duke ndodhur e kundërta dhe helikopteri po shkonte drejt tokës. “Trajektore tipike e një piloti të hutuar“, e cilëson veprimin e pilotit John Cox, konsulent i sigurisë së aviacionit civil.

1700 faqet e raportit nuk japin një përfundim zyrtar mbi shkaqet e aksidentit, por thjesht raportojnë të dhënat faktike që dalin nga gjetjet. Hetimet vazhdojnë dhe një raport tjetër do të përpiqet të japë përgjigje përfundimtare të tragjedisë që shokoi botën sportive. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!