Vdes nga koronavirusi nëna e Pep Guardiolës

schedule16:06 - 6 Prill, 2020

schedule 16:06 - 6 Prill, 2020

Lajm tragjik nga Spanja. E ëma e Pep Guardiolës, Dolors Sala, është ndarë nga jeta sot në moshën 82 vjeçare, pasi kishte rezultuar pozitive me Koronavirus.

Ishte vetë faqja zyrtare e klubit të Manchester Cityt që konfirmoi lajmin tragjik, duke shkruar: “Familja e Manchester Cityt e tronditur raporton se e ëma e Pep Guardiolës, Dolors Sala, është ndarë nga jeta në Barcelonë, pasi kishte rezultuar pozitive me Koronavirus.

Ajo ishte 82 vjeçe”, shkruhej në lajmërimin e klubit të Premier League. Guardiola aktualisht ndodhet në Angli, por tashmë do t’i duhet të udhëtojë drejt Spanjes./abcnews.al