Tragjike, përballja mes tifozerive i kushton jetën 22-vjeçarit në Athinë

schedule09:56 - 8 Gusht, 2023

schedule 09:56 - 8 Gusht, 2023

Teksa mbrëmjen e kësaj të marte pritet të fillojë faza e tretë kualifikuese e UEFA Champions League, orët e vona të së hënës, duket se e kanë nisur më herët këtë fazë, me tifozët e grekëve të AEK dhe kroatëve të Dinamo Zabreg janë përplasur në rrugët e Athinës, ku ka mbetur tragjikisht i vdekur nja 22-vjeçar, pas goditjes disa herë me thikë nga tifo-grupi kroat.

Pavarësisht dërgimit të të riut në mënyrë të menjëhershme në spital, 22-vjeçari, emri i të cilët nuk bëhet i ditur nuk mundi t’i përballonte plagët e marra gjatë përplasjes së tifozerive, që përfundoi me 8 të plagosur, ku mes tyre ishte dhe një adoleshent 17-vjeçar.

Deri më tani, autoritetet lokale kanë kryer plot 96 arrestime, me shumicën e tyre që ishin shtetas kroat, por mes tyre janë regjistruar gjithashtu dhe dy grekë, një boshnjak, një gjerman dhe padiskutim një shqiptar.

Pas kësaj ngjarjeje tragjike, tanimë mbetet për t’u parë se si do të shkojë përballja e kësaj të marte mbrëma, mes AEK dhe Dinamo Zagreb, përballje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Agia Sophia”, të Athinës. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!